Në shërbimin e videohosting YouTube u shfaq një videoklip i përhapur nga autoritetet e Koresë së Veriut, në të cilën Presidenti amerikan Barack Obama dhe ushtarët e ushtrisë amerikane janë shfaqur në sfondin e flakës së një shpërthimi bërthamor.

Videoklipi shoqërohet me subtitra nëpërmjet të cilëve koreanët deklarojnë me krenari: Koreja e Veriut ia arriti të kryejë testimet bërthamore, pavarësisht nga fakti se Amerika nisi një fushatë agjitative kundër Koresë së Veriut. Koreanët gjithashtu e qortuan SHBA-në për mosrespektim të sovranitetit të shteteve të tjera si dhe për imponimin e vlerave të veta. Në përfundim autorët e videoklipit shkruan: "Njerëzit shikojnë. Amerika duhet të mbajë përgjegjësi".