"Rosneft" mund të përfshijë kompanitë tregtare japoneze Marubeni, Inpex, Itochu, JAPEX dhe Sodeco në projektet e veta në shelfin kontinental, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë më të madhe ruse të naftës.

Presidenti dhe Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë "Rosneft", Igor Seçin, të mërkurën vizitoi Japoninë gjatë udhëtimit të tij të punës nëpër vendet e rajonit të Azi-Paqësorit. "Në axhendën e tij ishin parashikuar takime me drejtuesit e kompanive japoneze Marubeni, Inpex, Itochu, JAPEX dhe Sodeco. Palët diskutuan perspektivat e përfshirjes së kompanive japoneze në projektet e mëdha në shelfin kontinental", - thuhet në njoftim.