Marrëveshja ndërqeveritare në lidhje me këtë u nënshkrua në janar, në të ardhmen e afërt palët do të fillojnë konsultimet mbi përgatitjen e kontratës përkatëse, njoftoi për gazetarët në Abu Dhabi Zëvendësdrejtori i Shërbimit federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak, Vjaçesllav Dzirkaln.

0Vjaçesllav Dzirkaln nuk specifikoi se sa avionë do të furnizohen, por theksoi se Kina do të marrë makina tashmë të gatshme për përdorim. “Su-35” (russ. "Су-35") është një gjuajtës i modernizuar shumë i manovrueshëm multifunksional, në konstruktimin e të cilin janë përdorur teknologjitë e gjeneratës së pestë.