"Hamas" po zhvillon bisedime me Izraelin në Kajro për hapjen e kufijve të Gazës.

Sipas njoftimeve të disa mediave, delegacioni izraelit për herë të dytë brenda një javë mbërrin në Kajro për bisedime indirekte me "Hamas-in". Me sa duket, dialogu përfshin në radhë të parë liberalizimin e regjimit kufitar - thjeshtësimin e procedurave të kalimit në pikat kufitare dhe zgjerimin e gamës së mallrave të lejuara për hyrje dhe dalje në mënyrë të ligjshme nga Gaza.