Të mërkurën një grevë e personelit të sigurisë të aeroportit të Hamburgut çoi në anulimin e më shumë se një të tretës së fluturimeve, njoftuan drejtuesit e aeroportit.

Sipas tyre të mërkurën gjithsej janë anuluar 115 nisje dhe 25 mbërritje.

Përveç kësaj, për shkak të grevës pasagjerëve, fluturimet e të cilëve nuk u anuluan, iu desh të kalojnë disa orë në rradhë në pikat e kontrollit të valixheve dhe bagazhit të dorës.

Grevistët nga efektivi i personelit të sigurisë të aeroportit kërkojnë rritjen e pagave.