Papa i Romës Benedikti XVI mund të ndryshojë rregullin e thirrjes së Konklavës së kardinalëve. Në Vatikan po diskutohet gjerësisht mundësia e zhvillimit të Konklavës së kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas rregullave aktuale Konklava duhet të mblidhet 15-20 ditë pas largimit të Pontifikut nga froni. Benedikti XVI do të largohet nga posti i Papës më 28 shkurt.

Javën e kaluar Benedikti XVI shpalli abdikimin nga froni papal për arsye shëndetësore, duke u bërë Papa i parë që nga viti 1415, i cili ndërmerr një veprim të tillë.