Autoritetet e Koresë së Veriut shpërblyen shkencëtarët, specialistët teknikë, ushtarakët dhe punëtorët e zakonshëm, të cilët morrën pjesë në testimin bërthamor të realizuar së fundmi, me një udhëtim argëtues në Phenian.

0Vihet re se në kryeqytetin e Koresë së Veriut "të inkurajuarit me udhëtim do të kenë privilegje të mëdha". Pritet gjithashtu që të gjithë mysafirët e Partisë së Punës të Koresë në pushtet, të ftuar në Phenian, do të mund të vizitojnë Pallatin memorial Kumsusan “Dielli”, ku ndodhen varret e ish-liderëve të shtetit: Kim II-Sung dhe djalit të tij - Kim Jong II.