Korporata kompjuterike më e madhe në botë Apple deklaroi se serverat e saj iu nënshturan sulmit të hakerëve. Arma e tyre, vuri në dukje kompania amerikane në deklaratën e vet, ishte një program dëmprurës që prek kompjuterat e markës “Mac”.

0Virusi depërtoi brenda sistemit korporativ të Apple, por u zbulua dhe u neutralizua. Kompania siguron se gjatë sulmit të hakerëve nuk është vjedhur asnjë e dhënë.