Juria e konkursit "Ekaterinburgu - vendi i takimit të Evropës dhe Azisë" zgjodhi si filmin më të mirë me metrazh të shkurtër mbi qytetin videoklipin e fotografit Dimitri Krillov "Ekaterinburg Timelapse in Motion 2013".

"Këto videoklipe janë realizuar në kuadër të hobit tim. Mua më frymëzon pa masë qyteti ynë dhe prandaj vendosa ta tregoj atë nëpërmjet prizmit të këndvështrimit tim. Më vjen mirë që njerëzit e vlerësuan punën time", - vuri në dukje Dimitri Krillov.

Filmi me metrazh të shkurtër është shfaqur tashmë në burimet zyrtare të Internetit në mbështetje të Expo 2020. Tani videoklipi ose fragmente të tij mund të bëhen pjesë e promovimit të të Ekaterinburgut në Paris.

Linku i portalit informativ të Ekaterinburgut