Rusia nuk vëren në Europën Veriore mosmarrëveshje dhe çështje të pazgjidhshme që mund të kërkojnë zgjidhje ushtarake. Për këtë Sergei Lavrov deklaroi në takimin ministror me dyer të mbyllura të "Dimensionit Verior".

Rusia, theksoi Lavrov, synon "modernizimin e mëtejshëm të sistemit të sigurisë europiane nëpërmjet një pune të përbashkët kolektive, duke përfshirë edhe veriun e Europës".