Rebelët sirianë në rrethinat e qytetit të Aleppos humbën 50 njerëz, të cilët u vranë, pasi ushtria lëshoi në drejtim të rebelëve një raketë balistike "Scud" të klasit "tokë-tokë," njoftoi të martën kanal televiziv ndërarab "Al Jazeera".

Përveç kësaj, pozicionet e rebelëve u goditën me mortaja, njoftojnë burimet në opozitën siriane.

Sipas të dhënave të marra nga një prej grupeve rebele, një ditë më parë në luftimet mes rebelëve dhe forcave qeveritare u vranë 90 vetë.