Turistët e huaj po porosisin ekskursione në vendin e rënies së meteoritit në rajonin e Uralit. Kjo është njoftuar nga operatorët turistikë vendas, duke theksuar se japonezët kanë shfaqur interesimin më të madh.

Meteoriti ra në rajonin e Uralit më 15 shkurt. Ngjarja e jashtëzakonshme preku banorët e qarqeve të Tjumenit, Kurganit, Sverdllovskut si dhe të territoreve veriore të Kazakistanit. Dëmet më të mëdha u regjistruan në qarkun e Çeljabinskut, ku në shumë ndërtesa u thyen krejtësisht xhamat. Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 1.500 njerëz u lënduan, viktima nuk pati.

Galeria fotografike: Fragmentet e gjetura të "meteoritit Çebarkul"