Moska është e mbushur plot vendosmëri për bashkëpunimin me partnerët e huaj në lidhje me hetimin e çështjes së transplantimit të paligjshëm të organeve në Kosovë. Për këtë deklaruan sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

0"Rusia i kushton rëndësi të madhe hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të krimeve të kryera në Kosovë në lidhje me marrjen e paligjshme dhe transplantimin e organeve donatore, - vunë në dukje në MPJ-në ruse. - Organet ruse të zbatimit të ligjit ngritën një çështje penale dhe kanë filluar hetimin".