Rusia do të zërë vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara në hierarkinë botërore të eksportuesve të armëve. Të këtij mendimi janë ekspertët e Institutit të Studimeve të Problemeve të Gjirit Persik me bazë në Dubai, i cili është edhe një nga organizatorët e ekspozitës ndërkombëtare të armëve IDEX 2013 që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Galeria fotografike: Rusia në Ekspozitën e armatimeve IDEX 2013

Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë të Emirateve të Bashkuara Arabe, niveli i eksporteve të armëve ruse gjatë vitit 2012 do të tejkalohet këtë vit si rrjedhojë e kontratave të reja dhe do të arrijë një shumë prej të paktën 15 miliardë $.