"Rosneft" ra dakord me partnerët kinezë për rritjen e ndjeshme të furnizimeve të naftës në Kinë, njoftoi ditën e martë për gazetarët kreu i shërbimit për shtyp të kompanisë ruse më të madhe të naftës, duke komentuar rezultatet e vizitës 3-ditore të punës në Kinë të Kreut të kompanisë Igor Seçin.

0Aktualisht "Rosneft" dhe "Transneft" furnizojnë naftën ruse në Kinë nëpërmjet naftësjellësit Siberi Lindore - Oqeani Paqësor në vëllimin prej 15 milion ton në vit. Pala kineze ka deklaruar në mënyrë të përsëritur mbi dëshirën e vet për të rritur importin e naftës nga Rusia.