Në rajonin e Çeljabinskut po vazhdojnë aktivisht punimet për likujdimin e pasojave të rënies së meteoritit. Aktualisht janë meremetuar 55% e ndërtesave të dëmtuara nga vala e shpërthimit. Për këtë njoftoi ditën e martë shërbimi për shtyp i Drejtorisë së përgjithshme rajonale të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.

Punimet për meremetimin e tyre sigurohen nga 4660 specialistë dhe 1047 njësi teknike të shërbimeve të shpëtimit të Drejtorisë së përgjithshme të MSJ-së të Rusisë në rajonin e Çeljabinskut.

Përveç kësaj, me vënien e xhamave dhe pastrimin e mbeturinave po merren vullnetarët.

Galeria fotografike: Fragmentet e gjetura të "meteoritit Çebarkul"