Rreth 800 palestinezë, të cilët vuajnë dënimin në burgjet izraelite, po zhvillojnë të martën një grevë urie 1-ditore në shenjë solidariteti. Në këtë mënyrë ata i shprehin mbështetjen e tyre katër bashkatdhetarëve të burgosur, të cilët për muaj të tërë refuzojnë ushqimin në shenjë proteste kundër mbajtjes pa gjyq dhe pa shpalljen e aktakuzave në dhomat e paraburgimit.

Sipas vlerësimeve të aktivistëve të të drejtave të njeriut, në burgjet izraelite vuajnë dënimin rreth 4800 shtetas palestinezë.