Presidenti rus Vladimir Putin dhe Mbreti i Jordanisë Abdallah II po diskutojnë në kuadër të bisedimeve dypalëshe çështjet e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, bashkëpunimin tekniko-ushtarak, rregullimin paqësor të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit.

Duke hapur takimin me Mbretin e Jordanisë, i cili po mbahet në rezidencën në periferi të Moskës të Presidentit të Rusisë në Novo-Ogariovo, Putin theksoi se tregtia mes dy vendeve, pavarësisht nga shifrat e vogla në terma absolutë, është duke u zhvilluar me sukses. Nga ana e tij, Mbreti i Jordanisë tha se mes dy vendeve ka shumë projekte interesante ekonomike që ai ka ndërmend t’i diskutojë gjatë negociatave aktuale.