Amendamenti i 13-të i Kushtetutës u ratifikua vetëm tani, 148 vjet pas hyrjes së tij në fuqi në të gjithë territorin e vendit.

Gabimi u vu re nga Profesori Ranjan Batra i Universitetit të Misisipit pas shikimit të filmit "Lincoln" të regjisorit Steven Spielberg.

Profesori vendosi të verifikojë se kur e miratoi secili shtet  Amendamentin e 13-të dhe gjeti se në Misisipi skllavëria vazhdon të ruhet zyrtarisht edhe sot e kësaj dite: autoritetet lokale e ratifikuan amendamentin, por nuk e dërguan kopjen e dokumentit në Regjistrin Federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

0Në territorin e shtetit amendamenti formalisht nuk ishte miratuar.