Rreth 2.500 njerëz në provincën siriane të Deir ez-Zor, e cila kontrollohet nga forcat e opozitës, janë infektuar nga sëmundja e tifos. Kjo u njoftua të martën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Zëdhënësi i saj informoi se njerëzit në këtë rajon, i cili shtrihet në lindje të vendit, pijnë ujë direkt nga lumi Eufrat që është shumë i ndotur. Për më tepër se kaq, sistemet e furnizimit me ujë dhe të kontrollit sanitar kanë dalë tërësisht jashtë përdorimit. Zëdhënësi i OBSH-së u bëri thirrje rebelëve, të cilët kontrollojnë rajonin, të marrin masa për normalizimin e situatës.