Rreth 40 kompani ruse prezantuan prodhimet e tyre më të fundit në Ekspozitën ndërkombëtare të armatimeve IDEX 2013, e cila zhvillohet në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe). Përveç autoblindave, kompanitë ruse prezantuan armë qitëse dhe traumatike si dhe pajisjet më të fundit radioelektronike.

Galeria fotografike

Organizatorët i kushtojnë një vemendje të veçantë stendave ruse - ato tashmë i ka vizituar Princi trashëgimtar i kurorës dhe Zv. Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të vendit, Mohammed ben Zayed Al Nahyan. Një interes mjaft të madh në radhët e vizitorëve ka shkaktuar tanku i modernizuar "fluturues" - "T-90".