Një peshkarexhë u mbyt gjatë një stuhie dëbore në brigjet lindore të Kanadasë, ekuipazhi i anijes është zhdukur pa lënë gjurmë.

Në bordin e anijes 14-metroshe “Miss Ally” ndodheshin pesë marinarë. Kushtet e motit ishin ekstreme, lartësia e dallgëve arriti 8-10 metra, shpejtësia e erës i afrohej forcës së uraganit dhe për shkak të reshjeve të dëborës shikueshmëria ishte zero.

Në kërkim të personave të zhdukur në rajonin e fatkeqësisë janë drejtuar dy anije të rojes bregdetare kanadeze, avionë dhe helikopterë të Forcave Ushtarake Detare të Kanadasë dhe rojes bregdetare të SHBA-së.