Disa predha artilerie shpërthyen në afërsi të Pallatit presidencial Tishrin në veriperëndim të Damaskut, njoftoi të martën kanali televiziv ndërarab "Al Jazeera".

Informacion për viktima ende nuk ka.

Nuk dihet nëse Bashar Al-Assad ishte në pallat apo jo në kohën e shpërthimit të predhave. Presidenti sirian ka gjithsej tre pallate në kryeqytet.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA cilësoi si përgjejgës për shpërthimet "terroristët". Me këtë term mediat zyrtare siriane quajnë rebelët e armatosur, të cilët luftojnë kundër regjimit të Presidentit Bashar Al-Assad.