Kompanitë "Sistemet ruse të helikopterëve" (russ. «Русские Вертолетные Системы») dhe "Helikopterët e Rusisë" (russ. «Вертолеты России») shpallën mbi krijimin e skuadronit të parë të helikopterëve, të përbërë nga pilote femra të quajtur “Kolibri”, njoftoi të martën shërbimi për shtyp i kompanisë "Sistemet ruse të helikopterëve".

"Skuadroni i helikopterëve “Kolibri” ka në përbërjen e tij pesë vajza të bukura, aktive, të cilat kanë vendosur t’ia kushtojnë jetën e tyre qiellit. Secila nga ato ka interesat e veta, hobitë e veta, historinë e vet që i ka çuar ato në rrugën e aviacionit, por të gjitha ato i bashkon dashuria për aviacionin e lidhur me helikopterët dhe liria që ky lloj aviacioni u sjell atyre", - theksohet në njoftim.