Në Korenë e Veriut po vazhdojnë mitingjet në mbështetje të testit të tretë bërthamor të kryer më 12 shkurt. Tubime masive me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, ndërmarrjeve industriale, kooperativave bujqësore, pedagogëve dhe studentëve janë zhvilluar në shumë provinca të Koresë së Veriut.

Në fjalimet e mbajtura në to theksohet se testi i suksesshëm bërthamor u bë një ngjarje historike dhe një përgjigje ndaj fushatës së sanksioneve, të iniciuar nga SHBA-ja, e cila "kërkon t’i mohojë Koresë së Veriut të drejtën legjitime për lëshimin e satelitëve për qëllime paqësore". Në tubimet në fjalë dëgjohen thirrjet "Të demonstrojmë me krenari fuqinë e republikës, e cila poseidon armë bërthamore".