3 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të madh që ra në kryeqytetin e Filipineve - Manila. Zjarri që shpërtheu në zonën me popullsi të dendur dhe të varfër të qytetit u cilësua si i shkallës më të lartë të vështirësisë.

Brigadat zjarrfikëse luftuan me flakët më shumë se dy orë. Mbërritja e tyre deri në vatrën e zjarrit ishte e vështirë për shkak të rrugëve të ngushta. Si pasojë e incidentit u shkatërruan rreth 1.000 ndërtesa. Më shumë se 2.000 banorë humbën shtëpitë e tyre.