Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se Moska nuk është e gatshme të mbështesë të gjitha sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut. Sanksionet shtesë duhet të prekin vetëm sferën e mospërhapjes së raketave dhe armëve bërthamore. Kjo u deklarua nga Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennadi Gatillov.

Sipas fjalëve të diplomatit rus, Moska nuk do të mbështesë sanksionet që prekin marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike, pasi kjo mund të dëmtojë interesat ekonomike të Rusisë.