Koreja e Veriut ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do të ndërmarrë "hapat e dytë dhe të tretë", pas testit bërthamor, të zhvilluar javën e kaluar. Kjo u njoftua sot nga diplomati i Koresë së Veriut në Konferencën e OKB-së mbi çarmatimin, e cila po zhvillohet në Gjenevë.

Ndërkohë siç është njoftuar më parë, në poligonin Phungeri, i cili ndodhet në verilindje të Koresë së Veriut, ditët e fundit vërehen lëvizje, të cilat mund të jenë dëshmi të përgatitjes së testit të ri nëntokësor bërthamor nga ana e Koresë së Veriut.