Ditën e martë Forcat Ushtarake Detare (FUD) të Koresë së Jugut filluan stërvitjet ushtarake të radhës në Detin e Japonisë së bashku me Forcat Ajrore të Zbulimit të SHBA-së, njoftoi për gazetarët një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Në ditën e parë të manovrave marrin pjesë luftanijet dhe nëndetëset e FUD të Koresë së Jugut, si dhe aeroplanët e zbulimit të Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

0Siç theksoi një ushtarak koreanojugor, "qëllim i manovrave është verifikimi i gatishmërisë për kundërveprim ndaj kërcënimeve armiqësore".