Sot Këshilli i Drejtorëve i kompanisë energjetike ruse "Gazprom" do të diskutojë risqet politike të eksportit të gazit. Viti i kaluar rezultoi të ishte jo më i miri në fushën e eksportit. Vëllimet fizike të tij u reduktuan, ndërsa çmimi mesatar i gazit u rrit shumë pak.

0Në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Sekretari për shtyp i Kryetarit të Bordit drejtues Sergei Kuprianov, duke iu përgjigjur pyetjes - Nëse mund të përsëritet vallë situata e vitit 2009, kur Evropa ngriu në dimër pa gaz - u shpreh: "Një situatë e tillë teorikisht mund të përsëritet jo më parë se viti 2019". Ai shpjegoi se aktualisht të gjitha marrëveshjet me Ukrainën për tranzitin e gazit janë nënshkruar për 11 vjet, deri në vitin 2019, "prandaj tani nuk ka më absolutisht asnjë lloj arsye apo shkak për një zhvillim të tillë të ngjarjeve si në vitin 2009".