0Ndërkohë, nga flotiljet e gjuetisë së balenave, pavarësisht protestave masive të opinionit publik, deri tani nuk kanë hequr dorë të gjitha vendet.

Pavarësisht përmasave të veta gjigande balenat janë shumë të prekshme nga harpunët. Duke kapur madje edhe një prej tyre, pronari i anijes i mbulon tërësisht të gjitha shpenzimet e ekspeditës. Peshkimi i pamëshirshëm industrial i gjitarëve detarë e merr zanafillën e vet nga shekulli i XVII. Dhe vetëm në mes të shekullit të XX, kur u zhdukën krejtësisht disa lloje balenash, kurse numri i specieve të tjera të këtyre gjitarëve detarë u reduktua në disa dhjetëra herë, filluan të tingëllojnë me zë të lartë protestat e mbrojtësve të natyrës. Pas hyrjes në fuqi të moratoriumit për gjuetinë industriale të balenave në vitin 1986, popullata e disa llojeve të balenave filloi të ripërtërihet gradualisht, vë në dukje Bashkë-kryesuesi i grupit ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit "Ecodefense" Vladimir Slivjak:

- Moratoriumi veprues për shfarosjen e këtyre gjitarëve solli një efekt pozitiv. Por ndërkohë duhet të theksohet se ekziston ende një numër vendesh, duke përfshirë edhe Japoninë, që vazhdojnë gjuetinë e balenave në përmasa industriale. Dhe pastaj, sigurisht, është e nevojshme të arrihet ndalimi total i ushtrimit të gjuetisë ndaj këtyre gjitarëve të mrekullueshëm detarë.

Tokio në këtë çerek shekullin e fundit po realizon të ashtuquajturin program i peshkimit shkencor, i cili shkakton protestat e mbrojtësve të mjedisit. Çdo vit gjuetarët japonezë të balenave, gjoja për qëllime kërkimore, vrasin më shumë se 800 syresh. Dhe mishi i tyre gjendet pas kësaj në mënyrë të vazhdueshme në restorantet dhe supermarketet e vendit. Vitin e kaluar ata u detyruan të hiqnin dorë nga peshkimi në ujërat e Antarktikut pas ngjarjes së njohur tashmë, kur mbrojtësit vullnetarë të mjedisit hodhën bomba tymi në anijet e peshkimit dhe vunë në përdorim kundër tyre topat e ujit. Flotën më të fuqishme të gjuetisë së balenave në botë e ka patur në kohën e vet Bashkimi Sovjetik. Por më vonë kjo Flotë u eleminua si e panevojshme - Rusia hoqi dorë nga peshkimi industrial i balenave.

Tani në Rusi janë zhvilluar një sërë projektesh për mbrojtjen e balenave, tregon eksperti rus për gjitarët detarë, Dimitri Gllazov:

- Kompania "Gazprom", për shembull, ka disa programe për ruajtjen e specieve në fjalë. Po ashtu edhe Shoqëria Gjeografike Ruse. Kanë zhvilluar dhe zbatojnë tashmë programe të tilla edhe kompanitë që nxjerrin naftë në shelf (në det të hapur).

Projektet kërkimoro-shkencore për studimin e balenave përhapen nëpër rajone të ndryshme. Në brigjet e Kamçatkës dhe Sahalinit theksi vihet në ruajtjen e balenës kurrizo gri të Groenlandës. Në Detin e Bardhë në kuadër të programit të Shoqërisë Gjeografike Ruse po studiohen balenat e bardha - belugat (një lloj i balenësArktike dhe Sub-Arktike - lat. Delphinapterus leucas).

0Ekspedita shkencore e Sahalinit përdor ndërlidhjen satelitore për studimin e migrimit të balenave gri. Transmetuesit fiksohen drejtpërsëdrejti në trupat e gjigandëve të detit. Çdo vit ata bëjnë një udhëtim të gjatë prej 10.000 kilometrash nga Oqeani i Ngrirë i Veriut deri në gadishullin meksikan të Baja California. Gjithsej në ditët tona numërohen më shumë se 100 specie gjitarësh detarë. Dhe para shkencëtarëve shtrohet aktualisht jo vetëm detyra e ruajtjes, por dhe e shumimit të tyre.