UNESCO po zhvillon ditën e koncerteve dhe takimeve në mbështetje të Malisë, trashëgimia kulturore e të cilit u dëmtua rëndë gjatë përleshjeve të armatosura mes trupave qeveritare dhe militantëve islamistë.

Sipas të dhënave të organizatës, në qytetin e Timbuktu u dëmtuan 11 mauzoleume. Islamistët i shkatërruan ato deri në themele, duke i cilësuar si objekte të idhujtarisë. U dogjën rreth dy apo tre mijë dorëshkrime tëë hershme.

UNESCO do të dërgojë ekspertët e vet në pjesën veriore të Malisë, të cilët do të vlerësojnë se çfarë është e nevojshme të bëhet për përmirësimin e situatës.