Të dielën trupat franceze dhe ato të Malisë morrën nën kontroll pa luftime qytetin Burem që ndodhet në veri të Malisë.

"Burem është bastioni i islamistëve", - tha zëdhënësi i kontingjentit ushtarak afrikan AFISMA të drejtuar nga OKB-ja. Burem, i cili është vendosur pranë lumit Niger, ndodhet në mes të qytetit të Timbuktu në perëndim dhe atij të Kidal në veri. Të dy këto qytete janë tashmë nën kontrollin e trupave ushtarake të Francës dhe Malisë.

Ndërkohë, autoritetet franceze njoftuan se ato do të tërheqin trupat e tyre nga Mali në mars të vitit 2013 dhe se do t’ia dorëzojnë kompetencat për ruajtjen e rendit publik trupave ushtarake maliane dhe trupave të AFISMA, që së bashku përbëjnë një kontigjent prej 8.000 ushtarakësh.