0Këto mostra të pajisjeve ushtarake të Rusisë që në ditën e parë të hapjes së Ekspozitës IDEX 2013 u përfshinë në dhjetëshen e parë të top-listës. Eksperti ushtarak rus Viktor Baranec është mëse i bindur se "Terminator" i Rusisë është plotësisht i aftë të pushtojë tregun botëror:

- Makina luftarake në fjalë i bën një përshtypje mjaft serioze kujdo që e shikon atë. Demonstron kjo teknikë e përsosur luftarake lëvizje shumë efikase dhe është e pajisur ajo me armatime mjaft të mira - me top, mitralozë dhe sisteme anti-tank. Nëse kjo makinë do të mund të demonstrojë të gjitha karakteristikat e veta në mënyrë të denjë në Abu Dhabi, atëhere mund të shpresohet për lidhjen e kontratave të mëdha.

Galeria fotografike: Rusia në Ekspozitën e armatimeve IDEX 2013

Automjetin luftarak të destinuar për mbështetjen e tankeve "Terminator" pjesëmarrësit e Ekspozitës në Abu Dhabi mund ta shohin në parkingun që ndodhet fare pranë pavijonit rus. Kurse tanku i modelit “T-90S” (russ. “T-90C”) demonstron çdo ditë mundësitë e veta në poligon. Eksperti ushtarak rus Vasili Kashin në këtë mënyrë e shpjegon interesin e ekspertëve të huaj ndaj kësaj risie:

- Ky është një version i ri i tankut me të perfeksionuar me frëngji të blinduar, me siguri shumë të lartë dhe sistem të përmirësuar të armatimeve. Ky është zhvillimi maksimal i modelit bazë “T-90”. Mund të shpresohet me plot të drejtë që edhe versionet e ardhshme të tankut të gjejnë konsumatorin e vet. Rusia, së bashku me Kinën, janë dy nga prodhueset më të mëdha të tankeve në botë. Por Rusia ka një masë të tërë avantazhesh.

Rusia është pjesëmarrëse e përhershme e ekspozitës së teknologjive të mbrojtjes në Abu Dhabi që nga viti 1993. Lindja e Afërme dhe Lindja e Mesme janë për të tregu i dytë më i rëndësishëm i eksporteve të armatimeve. Në bazë të rezultateve të vitit 2012, këtij rajoni i ranë për pjesë 23 për qind e të gjitha furnizimeve ruse të destinuara për tregjet e huaja. Rusia shpreson të rrisë eksportet në rajonin e Lindjes së Mesme, meqenëse përpara saj shtrohet detyra e diversifikimit të eksporteve dhe minimizimi i pjesës së Kinës dhe Indisë, me qëllim që të reduktohet varësia nga këto dy tregje të mëdha.

0Aktualisht në listën e 100 prodhuesve më të mëdhenj të armëve në botë janë përfshirë 8 kompani ruse. Renditja e saj është përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes i Stokholmit - SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute). Të gjitha këto kompani demonstrojnë në Ekspozitën IDEX 2013 mundësitë dhe karakteristikat unikale luftarake të produkteve të tyre më të avancuara.