Një shkarje dheu, e shkaktuar nga shirat e dendur në veri të Indonezisë, çoi në vdekjen e 15 personave.

14 viktima janë gjetur nën rrënojat e shtëpive të tyre, ndërsa një tjetër u gjet në rrjedhën e poshtme të lumit. Për shkak të rrugëve të mbuluara nga dheu ekuipazhi teknik nuk arriti të mbërrijë dot në vendngjarje dhe si pasojë ekipeve të shpëtimit iu desh të zhvendosnin me duar të zhveshura gurët shkëmborë dhe mbetjet e rrënojave.

Shirat stinorë dhe një stuhi detare gjatë ditëve të fundit shkaktuan rritjen e ndjeshme të nivelit të ujit në lumenjtë e vendit. Nga zonat e përmbytura janë evakuuar mbi 8.000 banorë.