Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë presion mbi Athinën për të mos lejuar blerjen nga ana e gjigandit rus të gazit "Gazprom" të dy ndërmarrjeve shtetërore të sektorit të energjetikës në Greqi - korporatës së gazit “DEPA” dhe operatorit të sistemit kombëtar të transportit të gazit “DESFA”. Për këtë flasin hapur përfaqësuesit e qarqeve politike dhe atyre të biznesit në Greqi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit i shprehu Athinës pakënaqësinë në lidhje me pjesëmarrjen e kompanisë "Gazprom" në privatizimin e korporatës kryesore të gazit në Greqi. Kjo ka gjasa ta kthejë vendin në një peng të Moskës në sektorin e energjisë, do të lejojë Rusinë të forcojë pozitën e saj në këtë treg dhe të manipulojë me çmimet.