0Shkencëtarë të njohur rusë së bashku me bashkëpunëtorët e ekipeve të shpëtimit po marrin në konsideratë, në radhë të parë, situatën kur nga radarët është e pamundur pikasja e trupit kozmik. Siç ndodhi në rajonin e Uralit disa ditë më parë. Duhet të krijohet sistemi i mbrojtjes civile, në mënyrë që njerëzit të kenë mëndësi të fshihen në vendstrehimet e mbrojtjes nga bombat apo në metro në rast rreziku. Përveç kësaj, specialistët e Qendrës së Mbrojtjes Planetare tashmë në vitet e ardhshme kanë ndërmend të lëshojnë në kozmos satelitë specialë. Ata do të fiksojnë objektet e rrezikshme, që do të ndodhen në afërsi të Tokës, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Mbrojtjes Planetare, Anatoli Zajcev:

- Për këtë qëllim duhen nxjerrë në kozmos aparate kozmike me teleskopë. Nga Toka është krejtësisht i pamundur zbulimi i objekteve të tilla, sepse astronomët që këtej mund të shikojnë vetëm njërën anë të qiellit të natës, ndërsa një meteor i ngjashëm mund të fluturojë drejt Tokës nga ana e Diellit. Hapi i dytë i domosdoshëm - studimi i detajuar i objektit kozmik. Për këtë qëllim do të nevojiten raketat-zbuluese, të cilat të mund të lëshoheshin shumë shpejt në trajektoren më të shkurtër për të studiuar të gjitha karakteristikat e trupit qiellor. Dhe në bazë të të dhënave të përftuara të lëshoheshin aparatet interceptore. Gjëja më kryesore në këtë rast - shmangia e objektit nga trajektorja që do të çonte në rënien e tij në Tokë. Ndoshta do të lindë nevoja madje dhe për shkatërrimin e tyre. Ky sistem do të mbrojë në mënyrë të sigurt Tokën nga pjesa më e madhe e asteroideve që mund ta kërcënojnë atë.

Galeria fotografike: Fragmentet e gjetura të "meteoritit Çebarkul"

Shkencëtarët kanë arritur tashmë të analizojnë fragmentet e meteorit që ra në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) dhe të arrijnë në përfundimin se ai nuk do t’i shkaktojë kurrfarë dëmi mjedisit dhe shëndetit të njerëzve, theksoi Drejtuesi i Shërbimit për shtyp të Universitetit të Uralit, Dimitri Penemanskij:

- Fragmentet e meteorit u ndanë në copa të vogla dhe u shpërndanë në mënyrë kaotike, pasoi analiza kimike e tyre, e cila zbuloi praninë e materialit meteorik. Ekipi kërkimor i Universitetit u nis përsëri për në Çebarkul (Chebarkul). Shpresojmë të gjejmë atje copa të përmasave më të mëdha. Megjithëse edhe nga fragmentet e gjetura aktualisht duket fare qartë se ky është një kondrit, pra një meteor i zakonshëm prej guri. Ai nuk përbën kurrfarë rreziku kërcënues për jetën në planet, por është megjithatë shumë interesant për shkencëtarët.

0Ndërsa shkencëtarët po studiojnë meteoritin e Çeljabinskut, në mesin e popullsisë vendase ka filluar gjuetia ndaj fragmenteve të gurit jashtëtokësor. Në Internet tashmë ofrojnë blerjen e copëzave të trupit kozmik, çmimi i të cilave arrin deri në 15.000 $.