Kompania ruse e naftës "Rosneft" i propozoi Kinës bashkëpunim në zhvillimin e shelfeve në Detet Barenc dhe Peçorsk. Për këtë njoftoi një burim i afërt me udhëheqjen e kompanisë "Rosneft".

Çështja u diskutua në bisedimet e Presidentit të kompanisë "Rosneft", Igor Seçin, me udhëheqjen e kompanive kineze, të cilat po mbahen në Pekin. "Rosneft" ka marrë për shfrytëzim disa zona në shelfin e deteve të veriut. Më parë kompania njoftoi se diskutoi me Kinën çështjet e zgjerimit të bashkëpunimit në tregun e gazit të lëngëzuar natyror dhe rritjen e furnizimeve të naftës.