Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Qipro do të vendoset në raundin e dytë, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme, më 24 shkurt.

Lufta rivalizuese do të zhvillohet mes kandidatit të Partisë së qendrës së djathtë "Tubimi demokratik" (Dimokratikós Sinayermós, DISY), konservatorit Nikos Anastasiadis, dhe përfaqësuesit të Partisë së majtë Progresive të Popullit Punonjës (Anorthotikó Kómma Ergazómenou Laoú, AKEL), Stavros Malas.

Pas numërimit të 100% të votave në raundin e parë Anastasiadis kryeson me 45.46 % të votave, ndërsa kundërshtari i tij Malas ka mbledhur 26.91% të votave.