Edhe një tjetër central bërthamor në Japoni ndodhet mbi një thyerje (çarje) aktive gjeologjike që përbën rrezik potencial. Konkluzionet fillestare të ekspertëve bazohen në një inspektim vizual të shkëmbit në afërsi të centralit bërthamor "Higasidori" në prefekturën veriore të Aomori. Kjo u njoftua nga Zyra për Mbikëqyrjen e Industrisë Bërthamore.

Nëse do të konfirmohen supozimet më negative, atëherë qeveria do t’i kërkojë kompanisë-operatore Tohoku Electric Power Company të marrë një sërë masash të nevojshme për mbrojtjen e centralit bërthamor nga ndonjë tërmet i mundshëm. Centrali bërthamor "Higasidori" u bë centrali i dytë, nën të cilin është zbuluar një thyerje e rrezikshme gjeologjike. Më parë u gjet një e çarë gjeologjike nën centralin bërthamor "Tsuruga".