Të paktën pesë persona u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga rojet e një miniere platini në Afrikën e Jugut. Incidenti ndodhi gjatë një aksioni proteste të punëtorëve në Rustenburg, ku zhvillon veprimtarinë e vet kompania Anglo American Platinum.

Më parë, kompania njoftoi për mbylljen e katër minierave të platinit në Rustenburg, gjë kjo që mund të lërë pa punë gati 14 mijë persona. Përfaqësuesit e një sindikate informale punëtorësh protestuan kundër vendimit, duke u tubuar në afërsi të minierës.

Në muajt e fundit në Afrikën e Jugut ka pasur një valë e fuqishme protestash e punëtorëve të minierave, çka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave.