Në qytetin pakistanez Quetta pas shpërthimit, i cili ditën e shtunë mori jetët e më shumë se 80 personave, filluan protestat.

Mijëra gra refuzojnë të varrosin të vrarët për sa kohë që pakicës shiite nuk do t’i sigurohet mbrojtje nga autoritetet. Përgjegjësinë për incidentin e së shtunës e morri mbi vete një grup ekstremist sunit.

Gjatë muajit të kaluar pakica shiite u lëndua rëndë nga dy shpërthime. Të dielën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dënoi në mënyrë kategorike sulmet terroriste dhe u bëri thirrje autoriteteve të Pakistanit që të marrin masat përkatëse ndaj fajtorëve të shpërthimit.