Numri i miliarderëve të dollarit në Rusi, sipas vlerësimeve të revistës "CEO", është rritur deri në 131 persona, çka përbën një rekord historik.

Gjatë një viti numri i miliarderëve u rrit me 11 persona. Në vitin 2012, sipas të dhënave të revistës, në Rusi kishte 120 persona me një pasuri më shumë se 1 miliard dollarë, ndërsa një vit më parë - 114. Treguesi më i ulët u regjistrua gjatë krizës së vitit 2009, kur Rusia kishte vetëm 49 miliarderë.

Njeriu më i pasur i Rusisë është shpallur pronari i kompanisë "Metalloinvest" (russ. "Металлоинвест") Alisher Usmanov, pasuria e të cilit vlerësohet në 18.72 miliardë dollarë.