Një zjarr i madh ra natën në të gdhirë të së hënës në një nga zonat qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut. Të paktën 7 persona u dërguan në spitalet e qytetit si pasojë e pothuajse asfiksimit nga monoksidi i karbonit.

Zjarri nisi në një restorant në lagjen me popullsi të dendur të Insadong, qendra kulturore e Seulit. Në vendngjarje mbërritën rreth 130 zjarrfikës. Përkundër të gjitha përpjekjeve, flakët u përhapën në ndërtesat fqinje, ku edhe një orë pas rënies së zjarrit dëgjoheshin shpërthime. Banorët e zonës dhe turistët u evakuuan. Fatmirësisht viktima nuk ka.