Në Vladivostok sot filloi prodhimi serik i automjeteve “Toyota Land Cruiser Prado” në sipërmarrjen e përbashkët të kompanisë ruse “Sollers” dhe asaj japoneze “Mitsui & Co” - Sollers-Bussan.

Në fazën e parë pritet të prodhohen rreth një mijë automjete në muaj. Aksionet e palëve në sipërmarrjen e përbashkët do të shpërndahen midis “Sollers” dhe “Mitsui & Co” në raportin 50 me 50. Sipërmarrje e përbashkët u themelua në gusht të vitit 2010 dhe merret me prodhimin e makinave me mbështetjen teknike të kompanisë “Toyota”.