Aleanca e Atlantikut të Veriut përfundoi vendosjen në territorin e Turqisë të komplekseve raketore kundërajrore "Patriot".

"Dislokimi përfundoi, të gjitha sistemet u aktivizuan", - tha zëdhënësi për shtyp i NATO-s.

Në gjysmën e dytë të nëntorit Ankaraja iu drejtua NATO-s me kërkesën për t'i vënë asaj në dispozicion komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore "Patriot" për t’u mbrojtur prej sulmeve të mundshme ajrore nga Siria. Për t’i dhënë Turqisë komplekset e veta raketore "Patriot" ranë dakord SHBA-ja, Holanda dhe Gjermania - nga dy për çdo vend.