Në sfondin e kërcënimit në rritje të përdorimit të armës së shkatërrimit në masë nga ana e Koresë së Veriut, deputetët e Kuvendit Kombëtar të Koresë së Jugut nga partia në pushtet bënë thirrje sot për kthimin në vend të armëve taktike bërthamore amerikane si mjete frenimi.

"Siguria jonë mund të arrihet vetëm bazuar në ekuilibrin e frikës", - tha njëri prej ligjvënësve, duke vënë theksin mbi domosdoshmërinë e riperceptimit të situatës me garantimin e sigurisë, e cila ka ndryshuar në mënyrë kardinale që nga momenti i hyrjes në fuqi në vitin 1992 të Deklaratës së Përbashkët mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean.