Në Gjeorgji u konfirmua rasti i pestë i vdekjes nga gripi i derrave. Të dielën, në një nga spitalet e Tbilisit, ndërroi jetë një pacient që u dërgua në kryeqytet nga qyteti i Zugdidit.

"Ky është rasti i pestë i vdekjeve të konfirmuara në mënyrë laboratorike nga virusi H1N1, i ashtuquajturi gripi i derrit", - tha Drejtori i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Shëndetit Publik të Gjeorgjisë, Paata Imnadze.

Që nga fillimi i sezonit të gripit në Gjeorgji janë regjistruar dhjetëra mijëra vizita tek mjekët, nga të cilat në 143 raste është konfirmuar klinikisht prania e virusit H1N1.