Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Elias Jaua, deklaroi se Presidenti i vendit Hugo Chavez udhëzoi të ndërmerren masa për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në veçanti, Hugo Chavez i kërkoi Përfaqësuesit të Venezuelës në Organizatën e Shteteve Amerikane, Roy Chaderton, të aktivizojë në Uashington negociatat rreth mundësisë së kthimit të ambasadorit të SHBA-së në Caracas, dhe të Venezuelës - në Uashington.

Në të njëjtën kohë, Elias Jaua theksoi se në Venezuelë "duan të kenë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", por nuk "ndjejnë ndonjë nevojë të ngutshme për këtë".