Organizata islamike libaneze "Hezbollah" po zgjeron praninë e vet në Siri, ku që prej gati dy vjetësh nuk po rresht lufta civile.

Sipas të dhënave të rebelëve sirianë, gjatë fundjavës që sapo kaloi të patën një mijë militantë mbërritën në vend për të marrë pjesë në konfliktin në vend në anën e forcave qeveritare.

Në Ushtrinë e Lirë Siriane këtë fluks të militantëve të organizatës "Hezbollah" e quajnë "intervencion të koordinuar tokësor". "Hezbollah" ka filluar luftën kundër nesh", - deklaroi një përfaqësues zyrtar i Ushtrisë së Lirë Siriane.